Atila Altuntaş
22 Gusht 2016•Përditësim: 22 Gusht 2016
STOCKHOLM (AA) -Kryeministri suedez, Stefan Löfven, ka theksuar se tentativa për puç nga organizata terroriste Fetullahçi (FETÖ) u parandalua me luftën heroike të popullit. Kryeministri Löfven, për gazetarin e AA-së ka bërë vlerësime në lidhje me tentativën e puçit nga FETÖ, raporton Anadolu Agency (AA).
Lövfen duke u shprehur se populli turk ka shfaqur besimin e tij për demokracinë natën e 15 korrikut, ka theksuar se "Populli turk duke dalë në rrugë për të parandaluar me heroizëm puçin ai ka shkruar historinë. Veprimi bashkërisht i popullit ka parandaluar që puçistët të ishin të suksesshëm."
Ndërsa në lidhje me marrëveshjen për refugjatët mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë, duke nënvizuar rëndësinë e marrëveshjes Lövfen, tha: "Që të dy palët duhet ti qëndrojnë besnikë marrëveshjes së arritur. Vendimet e marra në këtë marrëveshje duhet të zbatohen deri në fund, duke mbajtur premtimet e dhëna".
Ndër të tjera ai ka theksuar se vazhdojnë të mbështesin në mënyrë të fuqishme anëtarësimin e Turqisë në BE.
Duke dënuar sulmin terrorist në Gaziantep, Löfven u shpreh: "Ne jemi në dispozicion për çdo lloj të luftës së përbashkët kundër terrorizmit me Turqinë. Në luftën kundër terrorizmit të gjitha vendet e botës kanë detyra të mëdha. Ngjarjet terroriste në rritje në vitet e fundit mund ti zgjidhim vetëm nëpërmjet bashkëpunimit. Shpreh ngushëllimet ndaj familjarëve të personave që humbën jetën në sulmin terrorist në Gaziantep."