Ali Murat Alhas
29 Nëntor 2017•Përditësim: 29 Nëntor 2017
RIJAD (AA) – Autoritetet saudite njoftohet se e kanë liruar princin Mutaib bin Abdullah, ish-kreun e Gardës Kombëtare Saudite, pas disa javësh hetim mbi akuzat për korrupsion, raporton Anadolu Agency (AA).
Mutaib, djali i mbretit Abdullah, ishte midis 11 princave, katër ministrave, dhjetëra ish-ministrave, deputetëve dhe biznesmenëve të paraburgosur në një operacionin masiv anti-korrupsion këtë muaj.
Duke shkruar në Twitter të martën vonë, Nouf bint Abdullah bin Mohammed Al Saud, motra e Mutaibit, konfirmoi se vëllai i saj ishte liruar nga paraburgimi.
Autoritetet saudite ende nuk e kanë konfirmuar lajmin.
Sipas një zyrtari saudit i cili foli në kushte anonimiteti, princi Mutaib u lirua pasi pagoi 1 miliard dollarë në një marrëveshje zgjidhjeje me autoritetet.
Arrestimet masive u nisën disa orë pasi një komitet anti-korrupsion nën princin e kurorës Mohamed bin Salman u formua me anë të një dekreti mbretëror.
Komiteti thuhet se ka autoritetin për të hetuar, arrestuar, ndaluar nga udhëtimet, për të zbuluar dhe ngrirë llogaritë dhe portofolet dhe për të ndjekur fondet dhe pasuritë e individëve të përfshirë në korrupsion.