Mahmoud Barakat
20 Dhjetor 2016•Përditësim: 20 Dhjetor 2016
KAJRO (AA) – Të hënën Liga Arabe dënoi "praktikat" e regjimit të Asadit dhe aleatëve të tij në qytetin sirian, Halep, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fund të një takimi urgjent të mbajtur në nivel të ministrave të jashtëm për të diskutuar mbi gjendjen në Halep, 20 vendet anëtare të Ligës Arabe nënshkruan një komunikatë me të cilën denoncojnë "praktikat e regjimit sirian, aleatëve të tij dhe organizatave terroriste, si dhe të gjithë ata që i shkaktojnë vuajtje popullit sirian në Halep".
Vendet anëtare gjithashtu theksuan angazhimin e tyre për ruajtjen e sovranitetit dhe unitetit të Sirisë, duke bërë thirrje për "zgjidhje politike" të konfliktit, duke u bazuar në pjesëmarrjen e të gjitha palëve siriane të përfshira.