Bota

Liderët e Azerbajxhanit dhe Armenisë do të takohen për bisedime në Bruksel

Ilham Aliyev dhe Nikol Pashinyan “u pajtuan të takohen në Bruksel për të diskutuar situatën në rajon dhe mënyrat për të tejkaluar tensionet për një Kaukaz Jugor të prosperuar dhe stabil, gjë që e mbështet BE-ja", thuhet në njoftim

Merve Berker  | 20.11.2021 - Përdıtësım : 21.11.2021
Liderët e Azerbajxhanit dhe Armenisë do të takohen për bisedime në Bruksel

Ankara

Bashkimi Evropian (BE) ka njoftuar se liderët e Azerbajxhanit dhe Armenisë do të takohen në Bruksel nga mesi i muajit dhjetor për të zbutur tensionet e përshkallëzuara për shkak të përleshjeve në kufi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ilham Aliyev dhe Nikol Pashinyan “u pajtuan të takohen në Bruksel për të diskutuar situatën në rajon dhe mënyrat për të tejkaluar tensionet për një Kaukaz Jugor të prosperuar dhe stabil, gjë që e mbështet BE-ja", thuhet në njoftim.

Njoftimi erdhi pasi Charles Michel, Presidenti i Këshillit Evropian, zhvilloi bisedë telefonike gjatë ditës me dy presidentët "duke pasuar diskutimet që u zhvilluan më herët gjatë javës në lidhje me situatën në rajon dhe në kontekst të përgatitjes së Samitit të Partneritetit Lindor (EaP)".

Në njoftim gjithashtu thuhet se Michel do të mirëpresë Aliyev-in dhe Pashinyan-in “për takim në Bruksel në margjinat e Samitit EaP" që do të mbahet më 15 dhjetor.

"Udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit gjithashtu janë pajtuar që të vendosin një linjë të drejtpërdrejtë të komunikacionit, në nivel të ministrave përkatës të Mbrojtjes, për të shërbyer si mekanizëm i parandalimit të incidenteve", thuhet në njoftim.

Dy ish-republikat sovjetike këto ditë janë përfshirë në përleshje vdekjeprurëse përgjatë kufirit.

Ata kanë pasur marrëdhënie të tensionuara që nga viti 1991, kur Armenia okupoi Karabakun, një territor ndërkombëtarisht të njohur si pjesë të Azerbajxhanit, si dhe 7 rajone përreth.

Dy shtetet u përfshinë në një konflikt 44-ditor për rajonin në shtatin e kaluar deri më 10 nëntor, kur luftimet përfunduan me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia.

Gjatë luftimeve, Azerbajxhani arriti të çlirojë disa qytete dhe 300 vendbanime dhe fshatra që ishin okupuar në mënyrë ilegale nga Armenia për pothuajse 30 vjet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.