Bota

Libi, shpëtohen të paktën 104 emigrantë

Migrantët janë shpëtuar në brigjet në afërsi të qytetit Al-Khoms dhe janë nga Sudani, Egjipti, Maroku dhe Tunizia

Cansu Dikme  | 13.07.2018 - Përdıtësım : 14.07.2018
Libi, shpëtohen të paktën 104 emigrantë

Tripoli

TRIPOLI (AA) – Të paktën 104 migrantë janë shpëtuar të enjten në mbrëmje në afërsi të bregdetit lindor të Libisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim të marinës libiane, e cila është nën kontroll të qeverisë së Libisë të njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB) thuhet se migrantët janë shpëtuar në brigjet në afërsi të qytetit Al-Khoms. Siç bëhet e ditur, migrantët janë nga Sudani, Egjipti, Maroku dhe Tunizia, dhe që të gjithë janë dërguar në qendrën për migrantëve në Tripoli.

Që nga rënia e qeverisë qendrore në Libi në vitin 2011, bregdeti i këtij vendi është shndërruar në një qendër e migrantëve të paligjshëm, të cilët synojnë Italinë dhe vendet tjera evropiane.

Libia paraqet qendrën kryesore të tranzitit për emigrantët afrikanë të cilët duan të vijnë në Evropë, veçanërisht në Itali.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın