Aybala Arpacı
24 Tetor 2016•Përditësim: 25 Tetor 2016
TRIPOLI (AA) - Dy shtetas turq të marrë peng nga organizata terroriste DEASH janë shpëtuar në sajë të një operacioni të suksesshëm, në qytetin Sirte të Libisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetarin e AA, Kryetari i Këshillit Ushtarak Misrata, Ibrahim Bejtulmal, tha se numri i pengjeve nuk është 1 siç është deklaruar më parë, por 2.
Bejtulmal ka thënë se dy personat e shpëtuar, momentalisht ndodhen në një vend të sigurt dhe nën mbrojtjen e forcave të Qeverisë Kombëtarë të Unitetit (QKU). Ai ka theksuar gjithashtu se autoritetet janë në kontakt me konsullatën turke për ti dorëzuar qytetarët.
Në një deklaratë me shkrim ditën e djeshme forcat ushtarake të QKU bënë të ditur se në sajë të një operacioni kundër DEASH-it, ishin shpëtuar 13 persona, nga të cilët njëri shtetas turk.