Said İbicioğlu
04 Prill 2019•Përditësim: 05 Prill 2019
Komandanti ushtarak libian Khalifa Haftar njoftoi nisjen e një sulmi për marrjen e kontrollit mbi qytetin e Tripolit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përmes publikimit të një audio-regjistrimi në median sociale, Haftar njoftoi nisjen e operacionit ushtarak duke pohuar se dëgjon thirrjet e popullatës.
Avancimin e ushtarëve Haftar e quajti "marsh fitimtar" dhe shtoi se personat që do të braktisin armët do të jenë të sigurtë.
Zhvillimet vijnë pasi lideri i forcave ushtarake në lindje të Libisë dha urdhrin për orientim në rajonet perëndimore "për pastrimin e mbetjeve të grupeve terroriste".
Të mërkurën, Fayez al-Sarraj, kreu i qeverisë me bazë në Tripoli, urdhëroi forcat e sigurisë të qeverisë të "përgatiten dhe t'i përgjigjen çdo kërcënimi që synon destabilizimin e rajonit".
Libia ka mbetur e përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur një kryengritje e përgjakshme e mbështetur nga NATO-ja çoi në rrëzimin dhe vdekjen e presidentit Muamar Gadafi pas katër dekadash në pushtet.
Që atëherë, ndarjet politike në vend kanë shkaktuar ndarjen e pushtetit, një në qytetin lindor të Al-Bayda, me të cilën Haftar është i lidhur, dhe qeveria e mbështetur nga OKB-ja në Tripoli.