Gözde Bayar
09 Prill 2020•Përditësim: 09 Prill 2020
Forcat e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) të Libisë të njohura nga OKB bombarduan një autokolonë ushtarake, që ishte e lidhur me komandantin renegat Khalifa Haftar, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat ajrore të GNA-së shënjestruan autokolonën, e cila përbëhej nga dy automjete të blinduara që i përkisnin Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), pasi monitoruan lëvizjet e tyre në rrugën midis qyteteve Tarhuna dhe Bani Walid në jug të Tripolit, njoftoi përmes rrjeteve sociale operacioni i udhëhequr nga GNA, Burkan Al-Ghadab (Vullkani i tërbuar).
Që nga rrëzimi i sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi janë shfaqur dy qeveri, njëra në Libinë lindore e drejtuar nga gjenerali Haftar, e cila gëzon mbështetjen e Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) me seli në Tripoli, e cila gëzon njohjen ndërkombëtare dhe të OKB-së.
GNA është sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i kaluar, me më shumë se 1.000 të vrarë në dhunë.
Përpjekjet ndërkombëtare për të arritur një armëpushim janë shkelur nga pala e Haftarit i cili nuk përfill procesin.