Enes Canlı
26 Mars 2019•Përditësim: 27 Mars 2019
Rreth gjysmë milion shtetasve të Libisë, të cilët janë kthyer në shtëpitë e tyre, u nevojitet ndihmë humanitare, bëhet e ditur nga Komisioneri i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), transmeton Anadolu Agency (AA).
Bëhet fjalë për banorë të cilët më herët për shkak të përleshjeve kanë qenë të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.
Sipas të dhënave të UNHCR-së, 445.000 shtetas të Libisë janë në nevojë. Paralajmëruan edhe për atë se shumë familje janë kthyer në rajonet në të cilat në rrethina ende gjenden mjete të pashpërthyera.
Libia gjendet në një krizë të thellë të sigurisë që nga viti 2011 kur u vra Muammar Gadafi. Që atëherë në pushtet janë qeveri paralele me seli në Tripoli dhe Tobruk, që kanë parlamente të ndara dhe forca të armatosura.
Në fund të vitit 2015 përfaqësuesit e qeverive paralele në kuadër të Kombeve të Bashkuara nënshkruan marrëveshje për formimin e Qeverisë së konsensusit nacional.
Plani ishte që qeveria të marrë pushtetin në vend dhe të shpallë zgjedhjet parlamentare brenda 12 muajve. Për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, kjo nuk është zbatuar plotësisht deri më tani, kështu që Libia është ende larg një vendi të sigurt dhe politikisht të qëndrueshëm.