Bota

Libi, 213 të vdekur nga përleshjet në Tripoli

Më 5 prill, Khalifa Haftar, komandant ushtarak në Libinë lindore, nisi ofensivën ushtarake për të kapur kryeqytetin Tripoli, ku gjendet selia e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të mbështetur nga OKB

Ali Semerci  | 19.04.2019 - Përdıtësım : 20.04.2019
Libi, 213 të vdekur nga përleshjet në Tripoli

Tripoli

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se 213 persona kanë humbur jetën nga përleshjet në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, ndërsa mbi një mijë të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Misioni i OBSH-së në Libi tha në median sociale se që nga 4 prilli, kur gjenerali Khalifa Haftar dha urdhrin për një operacion ushtarak në Tripoli i cili filloi një ditë më pas, 213 persona kanë humbur jetën, kurse 1.009 janë plagosur.

Organizata dje bëri të ditur se mbi 18.000 njerëz janë zhvendosur si pasojë e luftimeve.

Ndryshe, më 5 prill, Khalifa Haftar, komandant ushtarak në Libinë lindore, nisi ofensivën ushtarake për të kapur kryeqytetin Tripoli, ku gjendet selia e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të mbështetur nga OKB.

Operacioni filloi para "konferencës së dialogut kombëtar" që do të mbahej në Libi nën mbikëqyrjen e OKB-së më 14-16 prill.

Libia ka mbetur e përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur një kryengritje e përgjakshme e mbështetur nga NATO-ja çoi në rrëzimin dhe vdekjen e presidentit Muamar Gadafi pas katër dekadash në pushtet.

Që atëherë, ndarjet politike në vend kanë shkaktuar ndarjen e pushtetit, një në qytetin lindor të Al-Bayda, me të cilën Haftar është i lidhur, dhe qeveria e mbështetur nga OKB-ja në Tripoli.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın