Ekip
06 Maj 2020•Përditësim: 07 Maj 2020
Të paktën 45 minatorë kanë humbur jetën në qarkun veri-perëndimor të Liberisë Grand Cape Mount pas një rrëshqitje dheu, raportojnë media lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rrëshqitja e dheut ndodhi të hënën rrethet Masaakpaoh, Bangoma dhe Tewor, ndërsa ky ishte incidenti i dytë i raportuar i këtij lloji që nga viti 1982, sipas faqes së internetit GNN Liberia.
Ekipet e shpëtimit në terren kanë zbuluar të paktën 45 trupa nga dy vendet e minierave në Masaakpaoh dhe Bangoma, raportoi faqja e internetit Xinhua.
Kërkimet për dhjetëra trupa nën rrënoja janë duke vazhduar, shtohet më tej.