Şerife Çetin
12 qershor 2019•Përditësim: 12 qershor 2019
Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE), grupi i tretë më i madh në Parlamentin Evropian (PE), ka njoftuar se ka ndryshuar emrin e saj në Rinovo Evropën (Renew Europe), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një mesazh të postuar në llogarinë zyrtare të ALDE njoftohet se emri i grupit është ndryshuar si Rinovo Evropën (Renew Europe).
Liberalët arritën sukses të madh në zgjedhjet e fundit, duke marrë 37 vende më shumë në krahasim me zgjedhjet e mëparshme të PE-së. Ata arritën të fitojnë 105 vende dhe u bënë grupi i tretë më i madh në Parlamentin Evropian
Në zgjedhjet e PE-së të zhvilluara mes datave 23-26 maj në 28 shtetet anëtare të BE-së, Partia Popullore Evropiane (PPE) e qendrës së djathtë dhe Social demokratët (S&D) e qendrës së majtë humbën vende, ndërsa u fuqizuan partitë e djathta populiste, liberalët dhe të gjelbrit.
Parlamenti me gjithsej 751 vende do të fillojë periudhën e detyrës së re më 2 korrik.