Presidenti i Libanit, Michel Aoun, ka deklaruar se udhëheqësit e huaj nuk kanë të drejtë të marrin vendime për "territore të vendeve të tjera", raporton Anadolu Agency (AA).
Aoun, i cili gjendet në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, u takua me kreun e Dumës shtetërore ruse, Vyacheslav Volodin.
Presidenti libanez reagoi ndaj vendimit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, mbi Lartësirat e Golanit. "Hapat e tilla të SHBA-ve janë duke shkelur hapur të drejtën ndërkombëtare dhe vendimet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB)", tha ai.
Ai theksoi se për shkak të këtij vendimi arabët kanë përjetuar "një ditë të errët". "Udhëheqësit e huaj nuk kanë të drejtë të marrin vendime për territore të vendeve të tjera", është shprehur Aoun.
Aoun gjithashtu ka kritikuar edhe politikat të cilat kryen Izraeli, duke theksuar se "Është i papranueshëm që Izraeli të pranohet si 'shteti kombëtar i hebrenjëve'. Izraelitët pranuan natyrën raciste të shtetit të tyre. Para 70 vitesh luftonim kundër Hitlerit dhe fashizmit. Tani të njëjtën politikë të cilin e ndiqte Hitleri e ndjek shteti izraelit".
Presidenti libanez gjithashtu duke tërhequr vëmendjen në vështirësitë ekonomike të refugjatëve sirianë, tha se "Për një kohë të shkurtër do të nisë një valë e re të refugjatëve drejt Evropës për shkak të problemeve ekonomike të refugjatëve sirianë".
Ndërsa, Volodin nga ana e tij, theksoi se SHBA injoron KS-OKB dhe se gjitha vendet duhet të nxjerrin zë ndaj vendimit të SHBA-ve.
Lartësirat Golan në jug të Sirisë, janë nën okupimin izraelit që nga viti 1967 kur u zhvilluar Lufta Gjashtë Ditore. Izraeli në vitin 1981 kishte njoftuar se njëanshëm ka aneksuar Lartësirat Golan, por komunitetit ndërkombëtar nuk kishte njohur këtë.
Ndërkohë Trump, dje kishte nënshkruar dekretin që njeh sovranitetin izraelit mbi Lartësirat Golan.