Zeynep Hilal Karyağdı
31 Mars 2018•Përditësim: 01 Prill 2018
BEJRUT (AA) – Një avion pa pilot i Izraelit (IHA) ka rënë në pjesën jugore të Libanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare libaneze të lajmeve NNA një avion pa pilot eksplorues i Izraelit ka rënë në rajonin në mes të qytezave Barashit dhe Bejt Jahun në jug të Libanit.
Fotografitë e IHA-së në të cilat shihet se ka shkrime në gjuhën hebraike u publikuan në disa media lokale.
Libani disa herë më parë ishte ankuar te Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) me arsyetimin e Izraeli po e shkel hapësirën e tij ajrore.