Bota

Këshilli i Sigurisë së Rusisë: Pas sulmit terrorist në Moskë qëndron Ukraina

Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Nikolai Patrushev pretendon se pas sulmit terrorist në sallën e koncerteve "Crocus City Hall" në Moskë, qëndron Ukraina

Ali Cura  | 26.03.2024 - Përdıtësım : 26.03.2024
Këshilli i Sigurisë së Rusisë: Pas sulmit terrorist në Moskë qëndron Ukraina

Moskë

Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Nikolai Patrushev pretendon se pas sulmit terrorist në sallën e koncerteve "Crocus City Hall" në Moskë, qëndron Ukraina, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, në pyetjen e gazetarëve në Moskë nëse pas sulmit terrorist në Moskë është organizata terroriste DEASH apo Ukraina, Patrushev u përgjigj: "Sigurisht Ukraina".

- Sulmi terrorist i kryer ndaj sallës së koncerteve në Moskë

Në mbrëmjen e 22 marsit persona të armatosur kryen sulm terrorist në sallën e koncerteve "Crocus City Hall" në Moskë, kryeqytetin e Rusisë.

Në pamjet e ndara në median sociale, shihej se agresorët hapnin zjarr me armë automatike pa dallim ndaj të pranishmëve në sallë.

Komiteti hetimor rus njoftoi se në sulm humbën jetën 139 persona dhe se mbi 100 të tjerë u plagosën.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin njoftoi arrestimin e 11 personave përfshirë edhe 4 terroristët që kryen sulmin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.