Dildar Baykan
06 Mars 2019•Përditësim: 07 Mars 2019
Kylie Jenner, pronarja e firmës së njohur kozmetike, ka fituar epitetin "miliarderja më e re në botë", transmeton Anadolu Agency (AA).
Revista amerikane Forbes ka njoftuar se pasuria e 21-vjeçares Jenner, pronare e firmës Kylie Cosmetics, ka arritur në një miliardë dollarë dhe se ajo ka marrë epitetin "miliarderja më e re në botë".
Jenner ka marrë këtë titull nga Mark Zuckerberg, themeluesi i rrjetit social Facebook, ndërsa në të njëjtën kohë është shpallur edhe si "miliarderja më e re që ka krijuar pasurinë e vet".
"Nuk kisha asnjë pritje. Nuk e kam paraparë të ardhmen. Megjithatë, ky epitet më bëri të ndihem shumë mirë. Është vlerësim i madh", është shprehur Jenner për Forbes.
Jenner, gjysmë motër e motrave Khole dhe Kim Kardashian, themeloi Kylie Cosmetics në vitin 2015.