Mahmut Atanur
15 Janar 2021•Përditësim: 15 Janar 2021
Kutia e dytë e zezë e avionit të pasagjerëve që u rrëzua pak pas ngritjes në Indonezi më 9 janar është tërhequr nga deti në mënyrë të zbrazët, ndërsa vazhdojnë punimet e kërkimit të memorjes së brendshme të humbur, raporton Anadolu Agency (AA).
Komandanti i Forcave Detare, Abdul Rasyid, në deklaratën e tij tha se në kërkimet që po zhvillohen në rajonin ku është rrëzuar avioni kanë gjetur pjesën e jashtme të kutisë së dytë të zezë që përmban regjistrimet e zërit të kabinës, baterinë dhe pajisjen e sinjalit.
Deri më tani janë identifikuar 12 persona të vdekur në aksident. Kreu i Agjencisë Kombëtare për Shpëtim dhe Kërkim (BASARNAS), Bagus Puruhito, njoftoi se punimet e kërkim-shpëtimit janë zgjatur edhe 3 ditë.
Ndërkohë nga kutia e parë e zezë janë shkarkuar të dhënat, si dhe ka filluar hetimi për shkakun e rrëzimit.
Punimet e kërkim shpëtimit vazhdojnë me pjesëmarrjen 4.132 personelit, 14 avionë, 62 anije dhe 21 gomone.
Ministri i Transportit i Indonezisë, Budi Karya Sumadi, në një konferencë për shtyp më 9 janar njoftoi se avioni me numër udhëtimi "SJ182" me 50 udhëtarë dhe 12 persona të ekuipazhit, që humbi kontaktet pesë minuta pas ngritjes në fluturim, është rrëzuar në një pikë mes ishullit Laki dhe Lancang në brigjet e Xhakartës veriore.