Rahmi Gündüz
28 Mars 2017•Përditësim: 29 Mars 2017
PARIS (AA) - Këshilli Komunal i Parisit ka miratuar projektin për mbrojtjen e simbolit të Francës, Kullës së Ajfelit (Eiffel Tower), me qelq antiplumb, raporton Anadolu Agency (AA).
Në mbledhjen e Këshillit të Kuvendit Komunal, me votim unanim është pranuar ndryshimi që do të ndërmerret kundër sulmeve terroriste.
Në vendimin e komunës theksohet se "në një periudhë kur kërcënimi nga terrori është rritur, siguria e kullës është më e rëndësishme se kurdoherë më parë".