Bota

KS-OKB diskuton për situatën në Sudan

"Në Sudan dëshirojmë të shohim një proces tranzicioni politit të besueshëm dhe gjithëpërfshirës", tha Heusgen

Betül Yürük  | 13.04.2019 - Përdıtësım : 14.04.2019
KS-OKB diskuton për situatën në Sudan

New York

Presidenti i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për muajin prill dhe përfaqësuesi i përhershëm i Gjermanisë në OKB, Christoph Heusgen, tha se Këshilli do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet në Sudan, raporton Anadolu Agency (AA).

Këshilli i Sigurimit të OKB-së zhvilloi një seancë me dyer të mbyllura pas kërkesës së SHBA-ve dhe 5 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) në Këshill.

Pas takimit, Heusgen dha një deklaratë në emër të vendeve anëtare të BE-së, Francës, Britanisë së Madhe, Polonisë, Gjermanisë dhe Belgjikës.

KS-OKB mund të mblidhet sërish të hënën

KS-OKB-ja do të vazhdojë të ndjekë situatën në Sudan dhe Këshilli mund të mblidhet sërish të hënën sipas siuatës në terren, tha Heusgen.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje duke shtuar se ata besojnë që zgjidhja duhet të jetë paqësore dhe se kjo zgjidhje duhet të reflektojë vullnetin e popullit të Sudanit që dëshiron ndryshim.

"Në Sudan dëshirojmë të shohim një proces tranzicioni politit të besueshëm dhe gjithëpërfshirës", tha Heusgen.

Ndërkohë edhe Mansour el Otaibi, përfaqësuesi i përhershëm i Kuvajtit në OKB ka bërë të ditur se do të ndjekin situatën në Sudan, situatë kjo e cila është çështje e brendshme e Sudanit dhe se nuk duhet të ndërhyhet.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın