Betül Yürük
04 Shtator 2017•Përditësim: 05 Shtator 2017
KOMBET E BASHKUARA (AA) - Përfaqësuesi i Përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara (OKB) Liu Jieyi, në lidhje me testimin e bombës me hidrogjen nga Koreja e Veriut tha se "Kina nuk do të lejojë kurrë kaosin dhe luftën në Gadishullin Korean" raporton Anadolu Agency (AA).
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) me kërkesë të SHBA-ve, Japonisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Koresë së Jugut u mblodh në një seancë emergjente për të diskutuar testimin e bombës së hidrogjenit të përshtatur me raketën balistike ndërkontinentale e kryer së fundmi nga Koreja e Veriut.
Përfaqësuesi i Përhershëm i Kinës në OKB, Liu Jieyi, në në fjalim në Këshill ka ripërsëritur thirrjen se testimet raketore nukleare të Koresë së Veriut janë shkaktarë të krizës dhe se tensionet në rritje duhet të zgjidhen me rrugë negociatash.
"Kina nuk do të lejojë kurrë kaosin dhe luftën në Gadishullin Korean", tha Jieyi në fjalën e tij.
Ndërsa edhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB Vasily Nebenzia ka theksuar se "Paqja në rajon ndodhet nën një kërcënim serioz dhe ky kërcënim rritet edhe më shumë teksa kthehet në një skenë të ngrohtë".
Duke vënë në dukje se duhet të dënohet në mënyrë të ashpër Koreja e Veriut e cila nuk merr në konsideratë vendimet e KS-OKB-së, Nebenzia ka bërë thirrje se ndaj krizës duhet të gjendet një zgjidhje politike dhe diplomatike.
Franca thirrje për sanksione ndaj Koresë së Veriut
Përfaqësuesi i Përhershëm i Francës në OKB Francois Delattre duke bërë të ditur se kërcënimi bërthamor i Koresë së Veriut ka "ndryshuar përmasa". Ai ka bërë thirrje se ndaj këtij vendi duhet të zbatohen sanksione të reja ekonomike.
Ndërsa Përfaqësuesi i Përhershëm i Britanisë së Madhe në OKB, Matthew Rycroft tha se është i gatshëm për dialog nëse Koreja e Veriut ul tensionet.
Asistenti i Çështjeve Politike të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Jeffrey Feltman, ka rikujtuar se KS-OKB këtë vit mblidhet për të dhjetën herë për të diskutuar testimet e raketave bërthamore të Koresë së Veriut.
Ai tha se janë shumë shqetësuese provokimet e rrezikshme të Koresë së Veriut dhe i bërë thirrje Phenianit të zbatojë vendimet e KS-OKB-së. Feltman theksoi se edhe KS-OKB-ja qëndrimin e saj ndaj këtij vendi duhet ta përcaktojë duke patur parasysh popullin në nevojë për ndihma humanitare.