Bota

Kryeministri australian: Bota duhet të luftojë së bashku kundër COVID-19

"Asnjë vend nuk është i sigurt derisa të gjithë të jemi të sigurt. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të punojmë së bashku", tha Morrison

Recep Şakar  | 24.09.2021 - Përdıtësım : 24.09.2021
Kryeministri australian: Bota duhet të luftojë së bashku kundër COVID-19

Melbourne

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison deklaroi se bota duhet të luftojë së bashku kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Morrison, i cili vazhdon takimet e tij në SHBA, nëpërmjet një deklarate nga faqja zyrtare e kryeministrisë theksoi se Australia do të bëjë pjesën e saj në luftën kundër COVID-19.

"Bota e cila lufton me pandeminë COVID-19 nuk është përballur ndonjëherë deri më sot me një sprovë të tillë të vështirë dhe komplekse. Nuk kemi detyrë më emergjente se vaksinimi kundër COVID-19. Asnjë vend nuk është i sigurt derisa të gjithë të jemi të sigurt. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të punojmë së bashku", tha Morrison.

Ai tha se vendi i tij është i vendosur që të bëjë atë që i takon për të shpëtuar jetët dhe burimet e jetës si dhe për të rikuperuar gjërat e humbura. Morrison shtoi se fqinjëve të tyre në Indo-Paqësor u kanë dorëzuar mbi 3 milionë doza nga 20 milionë dozat e vaksinës kundër COVID-19 që kanë premtuar në Samitin e G7.

"Australia do të përmbushë angazhimet e saj në mënyrë transparente dhe llogaridhënie pa asnjë kusht. Ne do të bëjmë pjesën tonë për t'i dhënë fund kësaj pandemie dhe për t'u përgatitur për të ardhmen", tha Morrison, duke shtuar se Australia në kuadër të ndihmave të premtuara ka dhënë mbështetje të pajisjeve dhe produkteve mjekësore për vendet në rajonin e Indo-Paqësorit.

Që nga shfaqja për herë të parë më 25 janar 2020 e COVID-19 në Australi janë regjistruar 93.942 persona të prekur me virusin ndërsa kanë humbur jetën 1.208 të tjerë.

Në vendin ku vazhdon të vërehet varianti Delta i virusit, janë 21.126 raste aktive ndërkohë që në spitale ndodhen 1.508 persona, prej të cilëve 301 në kujdes intensiv.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın