Bota

Kryediplomati turk takon presidentin e Somalisë në Doha

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, është takuar me presidentin e Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud, në margjinat e Forumit të Dohas

Seda Sevencan  | 07.12.2025 - Përdıtësım : 07.12.2025
Kryediplomati turk takon presidentin e Somalisë në Doha Foto: Murat Gök/AA

Doha

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, është takuar me presidentin e Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud, në margjinat e Forumit të Dohas, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë nuk dha informacione të mëtejshme mbi takimin midis ministrit Fidan dhe presidentit somalez.

Edicioni i 23-të i Forumit të Dohas dje filloi në kryeqytetin e Katarit nën temën "Drejtësia në veprim: Përtej premtimeve për progres".

Ngjarja dy-ditore mblodhi së bashku zyrtarë dhe liderë global, përfshirë ministrin Fidan, presidentin sirian, Ahmad al-Sharaa, ish-Sekretaren e Shtetit të SHBA-së, Hillary Clinton dhe bashkë-themeluesin e kompanisë Microsoft, Bill Gates.

Anadolu është partneri global i komunikimit i ngjarjes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.