Riyaz Khaliq Khaliq
24 Mars 2022•Përditësim: 24 Mars 2022
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, ka mbërritur në Afganistan në vizitën e parë në vend pas largimit të forcave të huaja të udhëhequra nga SHBA-ja vitin e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Vizita vjen një ditë pasi Wang Yi mori pjesë në samitin e ministrave të jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) të organizuar nga Pakistani.
Një zyrtar i qeverisë së përkohshme të udhëhequr nga talebanët, i cili dëshironte të mbetet anonim, konfirmoi për AA se Wang ka mbërritur në Kabul.
Pas mbërritjes në Kabul, Wang zhvilloi një takim me ministrin e jashtëm të përkohshëm Amir Khan Muttaqi dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Jashtme.
Pekini ka ofruar mbështetje për administratën talebane që nga rënia e administratës së Kabulit të mbështetur nga SHBA-ja gushtin e kaluar, si dhe ka dërguar ndihma humanitare dhe ka marrë edhe importe nga Afganistani.
Më herët gjatë negociatave midis Washingtonit dhe talebanëve, Wang kishte pritur gjithashtu liderët talebanë për bisedime.
Kina gjithashtu ka kritikuar vendimin e SHBA-së për të bllokuar rezervat valutore afgane dhe ka kërkuar kthimin e menjëhershëm të parave në Afganistan, i cili po përballet me një krizë humanitare.