Ekip
30 Shtator 2021•Përditësim: 30 Shtator 2021
Ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Yair Lapid, ka mbërritur në Bahrein për të përuruar ambasadën izraelite në kryeqytetin Manama, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ne zbarkuam në Bahrein. Krenar që përfaqësoj Izraelin në vizitën e parë dhe historike zyrtare në Mbretëri. Falënderoj për mikpritjen e ngrohtë", shkroi ministri Lapid në rrjetet sociale.
Dje, Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit njoftoi se Lapid do të "përurojë ambasadën izraelite në Manama dhe do të nënshkruajë disa marrëveshje dypalëshe".
Më 14 shtator, ambasadori i Bahreinit në Tel Aviv, Khaled Al Jalahma, i dorëzoi letrat kredenciale presidentit izraelit, Isaac Herzog.
Vitin e kaluar, Izraeli dhe Bahreini nënshkruan një marrëveshje të sponsorizuar nga SHBA-ja për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe.