Bota

Koreja e Veriut teston "dy raketa balistike"

Kryeministri japonez, Kishida tha se elementëve ushtarakë të Japonisë u ka dhënë udhëzimin për të ofruar sigurinë dhe të jenë të gatshëm ndaj situatave emergjente

Ahmet Furkan Mercan  | 19.10.2021 - Përdıtësım : 19.10.2021
Koreja e Veriut teston "dy raketa balistike"

Tokio

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida njoftoi se Koreja e Veriut ka "testuar dy raketa balistike", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për shtypin kombëtar, Kishida tha se nga Koreja e Veriut janë testuar dy raketa balistike dhe se nuk ka të vdekur ose të plagosur në ngjarje.

Duke i cilësuar "shumë fatkeqe" testimet raketore që Koreja e Veriut ka kryer që nga shtatori e deri më tani, Kishida tha se elementëve ushtarakë të Japonisë u ka dhënë udhëzimin për të ofruar sigurinë dhe të jenë të gatshëm ndaj situatave emergjente.

Ndërsa kryesekretari i kabinetit, Hirokazu Matsuno tha: "Si qeveri e Japonisë dënojmë testimet të cilat janë në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB)".

Ministri japonez i Mbrojtjes, Nobuo Kishi duke mos dhënë detaje lidhur ne testimin vuri në dukje se qeveria po analizon situatën e fundit.

Roja Bregdetare e Japonisë tha se anijet japoneze në zonat ku mund të kenë rënë raketat janë vënë në alarm.

Në një deklaratë nga Shtabi i përgjithshëm i Koresë së Jugut thuhet se një prej raketave është lëshuar në Detin e Japonisë në orën 10:17 sipas kohës lokale nga rajoni Sinpo në bregdetin lindor të Koresë së Veriut.

JoongAng Ilbo, një prej gazetave kombëtare në lajmin e saj të bazuar në burimet ushtarake të Koresë së Jugut tha se raketa tjetër është lëshuar nga një nëndetëse.

Koreja e Veriut më 15 shtator kreu testimet e raketës balistike me rreze të shkurtër ndërsa më 28 shtator kreu testim raketor të cilin Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë së Veriut (KCNA) e cilësoi si testimet e "raketave të sapo zhvilluara hipersonike".




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.