Ayşe Aktaş
02 Nëntor 2017•Përditësim: 02 Nëntor 2017
ANKARA (AA) - Koreja e Veriut mohoi pretendimet rreth shembjes së një tuneli në Punggye-ri, zonë për testim bërthamor, ku ishte pretenduar se kanë humbur jetën rreth 200 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një shkrim të publikuar në agjencinë zyrtare të lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA, është theksuar se pretendimet se "Është shembur tuneli në një objekt bërthamor në Punggye-ri dhe ka shkaktuar vdekjen e shumë personave" të publikuar dy ditë më parë në kanalin televiziv japonez Asahi, nuk janë të vërteta.
Mediat japoneze dhe Koresë së Jugut, më 31 tetor kishin njoftuar se në Punggye-ri të Koresë së Veriut, vend për testime bërthamore, është shembur një tunel i papërfunduar, ku si pasojë e kësaj kanë humbur jetën rreth 200 persona.
Qeveria e Koresë së Veriut më 3 shtator ka kryer gjashtë testime bërthamore dhe më të fuqishmet që nga viti 2006 e deri më tani.
Ndërsa fotografitë satelitore kanë vënë në dukje rrëshqitjet e dheut përreth dhe në territorin Punggye-ri ku zhvillohen testimet bërthamore.