Bota

Kore e Jugut, 8 të vdekur si pasojë e reshjeve të fuqishme

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, shirat e dendur në dhe rreth kryeqytetit Seul përmbytën shtëpitë, stacionet e metrosë, automjetet dhe shumë ndërtesa, duke ndërprerë shërbimet e energjisë elektrike dhe shërbimet e trenave

Sümeyye Dilara Dinçer  | 09.08.2022 - Përdıtësım : 10.08.2022
Kore e Jugut, 8 të vdekur si pasojë e reshjeve të fuqishme

Ankara

Tetë persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë zhdukur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në Korenë e Jugut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, shirat e dendur në dhe rreth kryeqytetit Seul përmbytën shtëpitë, stacionet e metrosë, automjetet dhe shumë ndërtesa, duke ndërprerë shërbimet e energjisë elektrike dhe shërbimet e trenave.

Zyrtarët njoftuan se pesë persona në Seul dhe tre persona në provincën Gyeonggi vdiqën si pasojë e reshjeve të mëdha.

Siç njoftohet, nëntë persona mbetën të lënduar dhe dy të zhdukur në provincën Gyeonggi.

Ndërkaq, nuk dihet fati i katër personave në Seul.

Shumë rrugë u mbyllën për shkak të mundësisë që shirat e rrëmbyeshëm të shkaktonin rrëshqitje dheu dhe përmbytje.

Ministria e Brendshme njoftoi se rreth 800 ndërtesa u dëmtuan dhe të paktën 790 njerëz u evakuuan në Seul dhe qytetet përreth. Ministria e ka ngritur nivelin e monitorimit të përmbytjeve në "serioz".

Shërbimi Pyjor Korean ka lëshuar paralajmërime për rrëshqitje të dheut në 47 qytete dhe rajone në të gjithë vendin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın