Sümeyye Dilara Dinçer
11 Gusht 2022•Përditësim: 11 Gusht 2022
Gjatë përmbytjeve që kanë përfshirë kryeqytetin Seul të Koresë së Jugut dhe zonat përreth, për vdekje kanë pësuar 11 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve Yonhap lajmëron se janë përmbytur më shumë se 3.700 shtëpi, mes të cilëve shumica në Seul.
Kërkimi vazhdon për tetë të zhdukurit.
Më shumë se 980 persona nga 548 familje u zhvendosën, kryesisht në Seul. Në këtë vend 4.297 persona nga 2.042 familje u evakuuan përkohësisht.