Ahmet Emin Dönmez,Alaattin Doğru
08 Maj 2020•Përditësim: 08 Maj 2020
Gjatë goditjes së rrufesë në Kintel, paralagje në Brazzaville të kryeqytetit të Kongos, kanë humbur jetën 20 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Stella Mensah Sassou Nguesso, kryeshefja e Kintelea, deklaroi se rrufeja goditi mbi një largëpërçues ku si pasojë nga tensioni i lartë për vdekje pësuan 20 persona.
Ajo tha se janë lënduar një numër i madh personash të cilët janë transferuar në spitalin Talangai.
Dëshmitarët okularë theksuan se tensioni i lartë goditi shtëpitë dhe pellgjet në rrugë, gjë që ndoshta çoi në vdekjen e njerëzve.
Në Kongo, e cila gjendet në një zonë klimatike tropikale, goditjet e rrufesë janë të zakonshme gjatë sezonit të shirave, duke vrarë një numër të madh njerëzish, ndërsa shumë shtëpi dhe dyqane janë dëmtuar rëndë.