Ali Cura
30 Maj 2022•Përditësim: 30 Maj 2022
Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha se deri më tani kanë rrëzuar 183 avionë dhe 128 helikopterë si dhe kanë shkatërruar 3.323 tanke dhe automjete të blinduara të Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai deklaroi se ofensiva e ushtrisë ruse ende vazhdon. Konashenkov tha se kanë shkatërruar dy qendra komandimi-vëzhgimi dhe një qendër komunikimi të ushtrisë ukrainase.
Konashenkov theksoi se për shkak të sulmeve ajrore u neutralizuan më shumë se 320 forca ukrainase dhe 47 automjete ushtarake.
Më tej shtoi se 15 dronë ukrainas u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore në zonat e Luhansk, Donetsk, Kharkiv dhe Kherson.
Konashenkov tha se ushtria ruse ka rrëzuar 183 avionë, 128 helikopterë dhe 1.064 dronë si dhe ka shkatërruar 325 sisteme raketore të mbrojtjes ajrore, 3.323 tanke dhe automjete të blinduara të ushtrisë ukrainase.