Bota

Kolumbi, sekuestrohen mbi 10 tonë kokainë

Autoritetet njoftuan se forcat e sigurisë kryen bastisje në dy laboratorë në rajonin Samaniego, në kufirin e vendit me Ekuadorin

Sinan Doğan  | 25.11.2021 - Përdıtësım : 26.11.2021
Kolumbi, sekuestrohen mbi 10 tonë kokainë

Bogota

Në shtetin e Amerikës së Jugut, Kolumbi, u sekuestruan 10 tonë kokainë që i përkiste grupit rebel të Ushtrisë Nacionale Çlirimtare (ELN), transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet njoftuan se forcat e sigurisë kryen bastisje në dy laboratorë në rajonin Samaniego, në kufirin e vendit me Ekuadorin.

Ministri i Mbrojtjes, Diego Molano, në një deklaratë për shtyp, vuri në dukje se me operacionin e përbashkët të ushtrisë, policisë dhe forcave ajrore është kryer operacioni më i madh kundër kokainës në këtë vit. "Në dy laboratorët e ELN u sekuestruan 10 tonë kokainë me vlerën e tregut 300 milionë dollarë", tha Molano.

Po ashtu është ndarë informacioni se droga pas marrjes në dorëzim nga ELN do të dërgohej në SHBA nëpërmjet vendeve të Amerikës Qendrore.

Kolumbia dhe Ekuadori njihen si vendet më të rëndësishëm të rajonit për prodhimin e kokainës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın