Dildar Baykan
02 Shtator 2017•Përditësim: 03 Shtator 2017
ANKARA (AA) - Forca Revolucionare e Kolumbisë (FARC) e cila pas çarmatimit mori vendim që të veprojë në politikë ndërroi emrin dhe logon, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të BBC, FARC emrin e saj e ndërroi në "Forca Revolucionare Alternative për Popullin", ndërsa akronimi i saj mbeti FARC. Ndërkohë logoja e kësaj partie u zgjodh "trëndafil i kuq".
Më 1 mars pas mbërritjes së militantëve në qendrat e grumbullimit u kalua në fazën e dorëzimit të armëve në kuadër të marrëveshjes së paqes të nënshkruar mes qeverisë kolumbiane dhe FARC-ut. Duke dorëzuar 140 armë më 17 mars ajo la për herë të parë armët pas një të kaluare më shumë se 50-vjeçare.
Procesi i cili zgjati pas debateve rreth amnistisë dhe atentateve të kryera ndaj anëtarëve të organizatës, me pjesëmarrjen e presidentit të Kolumbisë, Juan Manuel Santos në ceremoninë e organizuar në pjesën rurale Pondores të qytetit Fonseca, të rajonit Guajira, ishte dorëzuar arma e fundit e kësaj organizate. Ndërkohë Kongresi i FARC-ut përfundoi dje.