Lokman İlhan
08 qershor 2017•Përditësim: 08 qershor 2017
BOGOTA (AA) - Lideri i Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), Rodrigo Londono, ka njoftuar se organizata i ka dorëzuar OKB-së një pjesë tjetër prej 30 përqind të armëve të tyre të mbetura, raporton Anadolu Agency (AA).
Procesi i dorëzimit të armëve i cili është planifikuar që më 20 qershor të finalizojë marrëveshjen e paqes të nënshkruar mes qeverisë së Kolumbisë dhe FARC-ut, është duke vazhduar në 26 zona të krijuara në vend për mbledhjen e armëve, nën monitorimin e Mekanizmit të OKB-së për Monitorimin dhe Konfirmimin e Armëpushimit (MM&V).