Lokman İlhan
07 Tetor 2017•Përditësim: 08 Tetor 2017
BOGOTA (AA) – Së paku gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së minierës në Kolumbinë perëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale lajmërojnë se pas reshjeve të mëdha të shiut, që përfshinë rajonin Choco, ndodhi shembja e minierës së argjendit, që gjendet jo shumë larg lumit Mungarra.
Zyrtarët konfirmuan se pas shembjes në minierë janë gjetur kufomat e katër grave dhe dy burrave.
Bëhet fjalë për minierë e cila nuk ka pasur lejen e domosdoshme, si dhe nuk dihet se sa minatorë ka pasur në të.