Ekip
04 shtator 2019•Përditësim: 05 shtator 2019
Palestinezët e zgjedhur në Knessetin izraelit janë në shënjestër të rregullave diskriminuese që dëmtojnë të drejtën e tyre për të përfaqësuar dhe mbrojtur të drejtat e pakicës palestineze në Izrael, bëri të ditur Amnesty International, transmeton Anadolu Agency (AA).
Raporti i kësaj organizate me titull "Zgjedhur, por i shtrënguar: duke kufizuar rrugën për përfaqësuesit palestinezë", u botua të mërkurën përpara zgjedhjeve të parashikuara për 17 shtator, në të cilat katër parti arabe shpresojnë të fitojnë 10-11 nga 120 vendet e Knessetit.
Raporti i Amnesty International, tregon "si kërcënohet e drejta e përfaqësuesve palestinezë në Knesset për lirinë e shprehjes, për shkak të ndryshimeve legjislative, faturave të propozuara dhe rregulloreve diskriminuese të Knesset-it".
"Derisa Izraeli në mënyrë sistematike kryen shkelje të të drejtave të njeriut kundër palestinezëve në Izrael dhe territoreve të okupuara palestineze, është thelbësore që zërat palestinezë në parlament të dëgjohen, konsiderohen dhe respektohen", thuhet në raport.
Zgjedhjet u nxitën pasi kryeministri shumëvjeçarë Benjamin Netanyahu nuk ishte në gjendje të formonte aleancë për të siguruar mbështetjen e nevojshme për të formuar qeverinë.
Ai nuk arriti të bindë ish-ministrin e Mbrojtjes, Avigdor Lieberman, i cili kryeson partinë e krahut të djathtë nacionalist Yisrael Beiteinu, të bashkohet me koalicionin.