Cüneyt Karadağ
21 Korrik 2019•Përditësim: 22 Korrik 2019
Vitin e kaluar në Gjermani, 436.000 persona kanë dhënë dorëheqje nga anëtarësimi në kisha, transmeton Anadolu Agency (AA).
Konferanca e Peshkopëve të Gjermanisë njoftoi se vitin e kaluar nga Kisha Katolike janë larguar 216.000 persona. Gjithashtu edhe Kisha Protestante e Gjermanisë deklaroi se në të njëjtën periudhë 220.000 persona kanë braktisur kishën.
Në Gjermani gjenden 23 milionë katolikë dhe 21 milionë protestantë.
Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës së Peshkopëve, Hans Langendörfe theksoi se situata është shqetësuese.
Ndërsa Heinrich Bedford-Strohm, kryetari i bordit të kishës protestante tha se edhe largimi i një anëtari shkakton dhimbje tek to.
Theksohet se ndarjet nga kishat kohëve të fundit bëhen për shkak të rritjes së rasteve të abuzimit, mos ndëshkimi adekuat i personave në fjalë, detyrimi për të paguar taksë për kishën dhe shkaqe tjera personale.