Ekip
31 Gusht 2022•Përditësim: 31 Gusht 2022
Shoqëria më e madhe digjitale në botë, Kina, regjistroi 19,19 milionë përdorues të rinj të internetit gjatë vitit të kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të përdoruesve kinezë të internetit në 1,051 miliardë deri në qershor 2022, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportit të fundit të Qendrës së Informacionit të Rrjetit të Internetit të Kinës, kontribut në rritjen e përdoruesve të internetit në shtetin me mbi 1,4 miliardë banorë pati shtrirja e rrjetit 5G, sipas Global Times.
“Numri i stacioneve bazë 5G në të gjithë vendin ka tejkaluar 1,85 milionë. Numri i përgjithshëm i përdoruesve të internetit me brez të gjerë të tre kompanive kryesore të telekomunikacionit është 563 milionë, që është një rritje prej 27,05 milionë krahasuar me fundin e vitit 2021”, thuhet në raport.
Telefoni celular është mënyra më e popullarizuar që njerëzit përdorin internetin, me një përqindje që shkon në 99,6, thuhet në raport.
Që nga viti 2021, numri i përdoruesve të internetit në fshatra gjithashtu është rritur me 1,2 për qind, duke arritur në 293 milionë.