Fuat Kabakcı
17 Shkurt 2021•Përditësim: 17 Shkurt 2021
Të paktën 6 minatorë e kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu në një minierë ari në provincën kineze Shandong, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, zjarri shpërtheu në mëngjes gjatë kontrollit të pajisjeve në minierën e arit Saociava pranë qytetit Caoyuen.
Si pasojë humbën jetën 6 nga 10 minatorët të cilët mbetën të bllokuar në minierë ndërsa 4 të tjerë u shtrinë në spital.
Gjatë shpërthimit që më 11 janar ndodhi në minierën në qytetin Yentai humbën jetën 10 minatorë ndërsa minatorët pothuajse dy javë mbetën të bllokuar në minierë.