Bota

Kina do të imponojë sanksione ndaj kompanisë amerikane Lockheed Martin

"Kina do të imponojë sanksione ndaj kompanisë Lockheed Martin për përfshirjen e saj në shitjen e fundit të armëve amerikane në Tajvan", tha Ministria kineze e Punëve të Jashtme

Riyaz Khaliq  | 14.07.2020 - Përdıtësım : 14.07.2020
Kina do të imponojë sanksione ndaj kompanisë amerikane Lockheed Martin

Ankara

Kina ka njoftuar se do të imponojë sanksione ndaj kompanisë amerikane të industrisë së mbrojtjes Lockheed Martin për shkak të shitjes së armëve në Tajvan, transmeton Anadolu Agency (AA).

E përditshmja Global Times raportoi se vendimi u njoftua nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës.

"Kina do të imponojë sanksione ndaj kompanisë Lockheed Martin për përfshirjen e saj në shitjen e fundit të armëve amerikane në Tajvan", tha Ministria kineze e Punëve të Jashtme.

Raportohet se kompania Lockheed Martin është kontakti kryesor për paketën 620 milionë dollarëshe në Washington për të azhurnuar sistemin e raketave sipërfaqësore-ajrore Patriot të Tajvanit.

Kina e konsideron Tajvanin si krahinë të saj të shkëputur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.