Fuat Kabakçı
10 Qershor 2017•Përditësim: 11 Qershor 2017
PEKIN (AA) - Të paktën 22 persona janë arrestuar në Kinë, shumica e të cilëve punonjës të Apple, të cilët akuzohen për vjedhje dhe shitje të informacioneve identitetesh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi të China Daily thuhet se personat e ndaluar në rajonet Cıciang, Guandong, Ciangsu dhe Fucien akuzohen se kanë vjedhur dhe shitur informacione konfidenciale të personave që kanë blerë Apple dhe numrat e telefonit në mënyrë të jashtëligjshme.
Personat në fjalë thuhet se kanë nxjerrë një përfitim nga kjo aferë rreth 6.5 milionë dollarë.
Burimet thanë se 20 nga 22 të arrestuarit janë punonjës të Apple, të cilët punojnë tek departamenti i shitjeve ose furnitorëve.
Informacionet e siguruara në rrugë jo legjitime, përdoren për shantazh dhe haraç. Vitin e shkuar një përdorues të Apple u shantazhua pasi i kishin vjedhur informacionet e kartës së identitetit dhe Apple.
Ligji për ruajtjen e të dhënave konfidenciale hyri në fuqi më 1 qershor në Kinë. Me anë të këtij ligji të dhënat konfidenciale të qytetarëve u morën nën mbrojtje. Ndërkohë ata të cilët përftojnë dhe shesin në mënyrë të paligjshme këto informacione mund të dënohen deri në 7 vite burg.