Fuat Kabakcı
01 Qershor 2021•Përditësim: 02 Qershor 2021
Në provincën kineze Jiangsu është regjistruar një rast i gripit të shpendëve (H10N3) tek njerëzit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komisioni Kombëtar Shëndetësor i Kinës njoftoi se virusi u zbulua tek një burrë 41-vjeçar.
Në njoftim theksohet se personi i infektuar ka pasur disa simptoma të sëmundjes që nga 23 prilli, duke përfshirë temperaturë, dhe se më 28 prill iu drejtua institucionit shëndetësor lokal.
Theksohet se në analizën e gjerë gjenetike të virusit, u konfirmua se bëhet fjalë për gripin e shpendëve.