Sorvar Alam
30 mars 2020•Përditësim: 30 mars 2020
Të paktën 20 persona janë plagosur pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në provincën Hunan të Kinës qendrore të hënën, njoftojnë media lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raporton se treni ka dalë nga shinat në qytetin Chenzhou të qarkut Yongxing rreth mesditës.
Nuk u raportua për viktima.
Treni po udhëtonte për në provincën jugore të Guangdong nga qyteti Jinan të provincës lindore Shandong.
Aksidenti u shkaktua nga rrëshqitja e dheut për shkak të shirave të vazhdueshme gjatë ditëve të kaluara.
Pasi treni goditi masën e dheut, ajo shkaktoi zjarr në gjeneratorin e energjisë të saj, duke shkaktuar dëmtimin e pesë vagonave dhe lëndimin e 20 personave.