Bota

Kazakistani shfuqizon plotësisht dënimin me vdekje

Javën e kaluar, parlamenti i Kazakistanit kishte miratuar projektligjin që shfuqizon dënimin me vdekje, një veprim që do shënoi një ndryshim të rëndësishëm politikash për vendin e Azisë Qendrore

Zehra Nur Düz  | 29.12.2021 - Përdıtësım : 30.12.2021
Kazakistani shfuqizon plotësisht dënimin me vdekje

Ankara

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Zhomart Tokayev, nënshkroi sot një projektligj me të cilin u shfuqizua plotësisht dënimi me vdekje në vend, tha presidenca në një deklaratë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Javën e kaluar, parlamenti i Kazakistanit kishte miratuar projektligjin që shfuqizon dënimin me vdekje, një hap që do shënoi një ndryshim të rëndësishëm politikash për vendin e Azisë Qendrore, sipas raportimeve lokale.

Ligji përjashtoi plotësisht dënimin me vdekje nga Kodi Penal i vendit.

Më 2 janar 2021, Tokayev nënshkroi një dekret për ratifikimin e Protokollit të Dytë Fakultativ të OKB-së për Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın