Ekip
12 Shkurt 2017•Përditësim: 12 Shkurt 2017
SRINAGAR (AA) - Të paktën katër anëtarë të organizatës militante që lufton për pavarësinë e Kashmirit dhe dy ushtarë indianë janë vrarë në një konflikt të armatosur në qarkun Kulgam, rreth 60 kilometra në jug të kryeqytetit të Srinagarit në shtetin e kontestuar indian të Xhamu dhe Kashmir, në veri të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas ushtrisë indiane, tre militantë kanë ikur gjatë shkëmbimit të zjarrit, ndërsa tre ushtarë indianë janë plagosur.
"Ne kishim informacione të mëparshme në lidhje me praninë e militantëve në këtë vend dhe ekipet tona të përbashkëta ushtarake dhe policore bllokuan këtë zonën në mëngjes dhe filluan një luftë të armatosur. Forcat tona ende janë në kërkim të militantëve të arratisur", tha për AA zëdhënës i policisë Mano Pandita.