Islam Uddin
25 mars 2021•Përditësim: 25 mars 2021
Të paktën 5 persona humbën jetën dje vonë kur një ortek bore goditi një fshat në Kashmirin e administruar nga Pakistani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një shtëpi në fshatin Sargan të Luginës Neelum u mbulua nga bora duke rezultuar me vdekjen e një gruaje dhe 4 fëmijëve të saj, njoftoi Radio Pakistani.
Banorët lokal dhe policia nxorën trupat ndërsa puna e shpëtimit ende vazhdon.
Provinca veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa dhe Kashmiri u goditën nga reshjet e dendura të shiut dhe borës gjatë tri ditëve të fundit.