Bota

Karkalecat e shkretëtirës pushtojnë Bririn e Afrikës

Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e Kombeve të Bashkuara (FAO), tha se tufat e karkalecave që janë përhapur në Etiopi, Eritre, Sudan dhe Somali, kanë dëmtuar të lashtat

Tufan Aktaş  | 10.12.2019 - Përdıtësım : 11.12.2019
Karkalecat e shkretëtirës pushtojnë Bririn e Afrikës

Stamboll

Karkalecat e shkretëtirës që po përhapen me shpejtësi në rajonin e Bririt të Afrikës kanë filluar të rrezikojnë bujqësinë dhe sigurinë ushqimore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e Kombeve të Bashkuara (FAO), tha se tufat e karkalecave që janë përhapur në Etiopi, Eritre, Sudan dhe Somali, kanë dëmtuar të lashtat.

Duke vënë në dukje se gjendja në këto vende është "shumë serioze" dhe e përkeqësuar, FAO paralajmëroi se nëse nuk merren masa, tufat mund të pushtojnë Xhibutin dhe Kenian.

Teksa qeveritë kanë përshpejtuar punën e tyre të dezinfektimit kundër tufave, banorët e zonave rurale janë zënë në befasi nga tufat e mëdha.

Ditën e djeshme, në mediat sociale u përhapën video në të cilën shihej se si një ushtar në rajonin Somaliland në mënyrë të dëshpëruar përpiqej të largonte tufat duke shtënë me armë.

Tufat e karkalecave, të cilat mund të udhëtojnë 150 kilometra çdo ditë, brenda një dite mund të dëmtojnë produktet bujqësore që do të plotësonin nevojat ushqimore të 35 mijë njerëzve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın