Bota

Kapsula Soyuz MS-13 kthehet në Tokë

Theksohet se gjendja shëndetësore e ekuipazhit është e mirë

Alııa Raımbekova  | 06.02.2020 - Përdıtësım : 07.02.2020
Kapsula Soyuz MS-13 kthehet në Tokë

Nur Sultan

Kapsula Soyuz MS-13 pas një misioni në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar ka zbarkuar në Kazakistan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Agjencisë ruse të Hapësirës (ROSCOSMOS) thuhet se kapsula në të cilën gjendej kosmonauti rus Alexander Skvortsov, astronautja e Agjencisë amerikane për Aviacion dhe Hulumtim të Hapësirës (NASA), Christina Koch dhe astronauti i Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) Luca Parmitano, në orën 15:12 sipas kohës lokale zbarkoi në Kazakistan.

Theksohet se gjendja shëndetësore e ekuipazhit është e mirë.

Soyuz MS-13 u lançua më 20 korrik të vitit 2019.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın