Mustafa Keleş
14 Janar 2016•Përditësim: 14 Janar 2016
NEW YORK (AA) – Shtëpia televizive e Katarit "Al Jazeera" njoftoi se pas dy vite e gjysëm në prill do të mbyllet “Al Jazeera America”, raporton Anadolu Agency (AA).
Shefi i "Al Jazeera America", Al Anstey përmes postës elektronike njoftoi punonjësit se ky kanal nga 30 prilli do të pushojë së emetuari në rrjetin kabllovik dhe dixhital.
Në njoftimin si arsye e këtij vendimi përmenden vështirësitë ekonomike në tregun medial amerikan.