Ekip
04 Nëntor 2018•Përditësim: 04 Nëntor 2018
PARIS (AA) – Në bazë të marrëveshjes nga fundi i shekullit të kaluar në Kaledoninë e Re sot është mbajtur referendumi për pavarësi, raporton Anadolu Agency (AA).
Ky është një terrirtor francez në Paqësor në të cilin, në bazë të informacioneve paraprake, në referendum kanë dalë 74 për qind të votuesve të regjistruar.
Popullata lokale Kanak i dha fund fushatës së dhunshme separatiste dhe u bëri thirrje votuesve që të dalin në numër sa më të madh në referendum dhe të votojnë për t'i dhënë fund "kolonializmit" francez.
Anketat para referendumit tregojnë se populli në Kaledoninë e Re me shumicë dëshiron të mbetet i lidhur me Francën, administrata e së cilës këtij arqipelagu të Paqësorit në vit i ndan ndihmë financiare në vlerë prej 1,3 miliard euro.
Franca dëshiron të mbajë pushtetin në këtë rajon për shkak të interesit strategjik dhe politik ndërsa nuk mund të lihet anash edhe fakti për pasuritë e nikelit.
Presidenti francez Emmanuel Macron në maj vizitoi Kaledoninë e Re, ku porositi se Franca nuk do të ishte aq e bukur pa këtë rajon.
Ky është referendumi i dytë për statusin e Kaledonisë së Re. Referendumi i parë është mbajtur para tre dekadash kur separatistët lokalë bojkotuan zgjedhjet, në të cilat 98 për qind e votuesve u deklaruan për të qëndruar me Francën.