Kështjella historike e Dagestanit, unike në rajonin e Kaukazit
Kjo kështjellë, e cila ka rëndësi si arkitekturore ashtu edhe strategjike, njihet si një nga kështjellat më të vjetra dhe më strategjike në Kaukaz.

Derbent
Kalaja Narin, e cila dikur shërbente si një garnizon i rëndësishëm në Kaukaz, vazhdon të jetë një vend i njohur turistik në Derbent, në Republikën e Dagestanit, me pamjen e saj madhështore të Detit Kaspik, raporton Anadolu.
Republika e Dagestanit, pjesë e Federatës Ruse, shquhet si një rajon që konsiderohet mozaiku më i gjallë i Kaukazit, duke pasur dallime të ndryshme etnike, gjuhësore dhe kulturore. Dagestani, ku 90 për qind e popullsisë është myslimane dhe ku jetojnë më shumë se 30 grupe etnike si avarët, kumykët, lezginët, tabasaranët, turqit azerbajxhanas, çeçenët, nogajtë, rusët dhe tjerë njihet si një nga rajonet më shumëgjuhëshe të Rusisë, sepse fliten më shumë se 30 gjuhë lokale.
Derbenti, një nga qytetet më të rëndësishme të Dagestanit pas kryeqytetit Makhachkala, tërheq vëmendjen si një qytet me pasuri etnokulturore me të kaluarën e tij historike.
Kalaja Narin në Derbent, e cila është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, është në të njëjtën listë me emrin e saj vendas "Narın Kala". Kjo kështjellë, e cila ka rëndësi si arkitekturore ashtu edhe strategjike, njihet si një nga kështjellat më të vjetra dhe më strategjike në Kaukaz.
E vendosur në qafën më të ngushtë midis Maleve të Kaukazit dhe Detit Kaspik, Kalaja Narin në të kaluarën quhej edhe "Porta e Hekurt".
Kështjella, e cila ra nën kontrollin e persianëve, arabëve, selxhukëve, mongolëve, safavidëve, osmanëve dhe më vonë rusëve me një histori që daton që nga shekulli i 6-të para Krishtit, u ndërtua nga Perandoria Sasanide për të mbrojtur qafën e Derbentit kundër fiseve nomade si hunët dhe kazarët që vinin nga veriu i Kaukazit.
Pasi arabët myslimanë çliruan rajonin në shekullin e 7-të, kështjella u bë një seli e rëndësishme e ushtrive islame në Kaukaz. Kështu, Islami filloi të përhapet në Kaukaz për herë të parë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.